E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikata e minatorëve padi METE-s dhe RISHM-it

Sindikata e minatorëve ka depozituar sot në gjykatë një padi ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave (RISHM) për shpërdorim detyre.
Sindikata i akuzon ato për dëmtim të pronës publike e ardhur kjo nga neglizhenca e tyre dhe moskryerjen e investimeve në minierën e Bulqizës.
Gjithashtu sindikata ka ngritur padi penale ndaj METE-s dhe RISHM-it për vdekjen e disa minatorëve në minierat e braktisura dhe ato private. Sipas sindikatës ka qënë neglizhenca e këtyre të fundi që ka sjellë edhe vdekjen e minatorëve.
Ndërkohë ditën e djeshme specialistë të Repartit të Inspektim-Shpëtim Minierave kanë inspektuar minierën e Bulqizës ndërsa ka theksuar se në disa fronte pune miniera ka nevojë për riparime.
Ndërkohë ditën e sotme minatorët e Bulqizës pritet të rifillojnë punën pas tre muaj ndërprerje. Kjo pas arritjes së marrëveshjes mes tyre dhe kompanisë “ACR” ku kjo e fundit pranoi të plotësojë disa nga kërkesat e minatorëve.
Në këtë marrëveshje përfshihen investimet në minierë, rritja e pagës bruto me 20 %, investime në zonën minerare D, kushte më të mira pune si dhe dhënia e pagës së 13-të.
Pika më e debatuar që u bë shkak edhe për shtyrjen e kompromisit ishte largimi i drejtorit të minierës të Bulqizës por minatorët kanë rënë dakord që kërkesë të shqyrtohet me vonë.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›