E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, grabiti të moshuarën, arrestohet 31-vjeçari

Një person është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi akuzohet se ka grabitur 30 mijë euro e 10 milionë lekë në banesën e një 60-vjeçareje.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 31-vjeçari Aleko Sholla pasi dyshohet se është një prej autorëve të vjedhjes me dhunë të një banese në lagjen nr 10 në Korçë në pronësi të 60-vjeçares me inicialet L.B,ngjarje kjo e ndodhur ne dt 04.02.2012.
 

Policia theksoi se autorët kanë qënë të pajisur me maska dhe pasi kanë goditur shtetasen e sipërpërmendur me mjete të forta kanë grabitur 30.000 euro si dhe 10.000.000 lekë të vjetra, e më pas janë larguar.
 

Ndërkohë policia po vijon kërkimet për të kapur autorin e dytë të grabitjes ndërkohë që materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Korçës për vepren penale të “Vjedhjes me dhune të kryer në bashkëpunim”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›