E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi brenda familjes djali vret babain ne Tirane

Një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur mbremjen e djeshme në një fshat të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Shën Gjergj, ku 16 vjecari Ledion Muca ka vrare te atin me arme zjarri. Sipas policise 16 vjecari Muca ka qelluar me armen e gjahut te atin e tij 43-vjecarin Kujtim Muca.

Vrasja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes por sipas uniformave blu  shkrepja e armës është bërë nga pakujdesia. Forcat e rendit kanë nisur hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave ndersa mesohet se arma e krimit e cila posedohej nga familja Muca ka qene pa leje.

Gjatë fundjavës ne Pogradec u shenua nje tjeter krim brenda familjes ku një baba i moshuar ekzekutoi me sopatë djalin e tij 25 vjeçar.Debati mes te atit dhe birit perfundoi te presa e sopates  kjo dhe per shkak se viktima ne Pogradec ushtronte vazhdimisht dhune mbi babain e tij.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›