E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Konsensus për Presidentin e integrimin

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi ka dhënë sot opinionin e tij për zgjedhjen e Presidentit. Ai ka apeluar që palët politike të gjejnë konsensus mes tyre për zgjedhjen e presidentit të ri, por edhe për integrimin në BE.

“Besoj që presidenti do zgjidhet në mënyrë gjithëpërfshirëse, ashtu sic kam thënë gjithmonë. Besoj që partitë politike do të merren me këtë cështje, por edhe cështje të tjera në mënyrë konstruktive dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Duke folur për integrimin e Shqipërisë në BE, Sequi tha se ky është një proces që bazohet në merita, prandaj Shqipëria duhet të përmbushë 12 rekomandimet.

“Marrja e statusit të vendit kandidat është një proces i bazuar në meritë. Ne jemi këtu për të ndihmuar, asistuar, por është në dorën e Shqipërisë për të bërë atë që nevojitet për të marrë statusin kandidat, duke nisur me zbatimin e 12 prioriteteve kryesore. Shpresoj që ta merrni statusin, por kjo është përgjegjësia juaj”, komentoi Sequi. 
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Ambasadori i BE, Sequi: Presidenti i ri, të jetë gjithëpërfshirës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›