Aksione blic të policisë së Vlorës, dhjetëra të shoqëruar

Shtatë personat e arrestuar, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim, akuzohen për vjedhje.
Kështu, në qytezën e Selenicës janë kapur dhe arrestuar në flagrancë Medin Likaj , 20-vjeç, Elvis Bregasi, 19-vjeç, Elton Murataj, 18-vjeç si dhe A. B., 17-vjeç, të katërt banues në Selenicë. Arrestimi i këtyre shtetasve u krye pasi janë autorët e dyshuar të vjedhjes së dyqanit të shtetas E. P., banues në Selenicë.
Në cilësinë e provës materiale këtyre personave u janë gjetur dhe sekuestruar 30 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme, si dhe një palë gërshërë për të prerë hekur të cilat autorët i kishin përdorur për të prerë zgarën e hekurit të dyqanit. Po punohet për dokumentimin e plotë ligjor pasi dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të disa raste vjedhjeve të tjera të ndodhura në Selenicë.
Ndërkohë, në qytetin e Vlorës është bërë kapja dhe arrestimi i personit të shpallur në kërkim Bledar Selmanaj, 30-vjeç, banues në lagjen “15 Tetori” Vlorë. Kapja e arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 04 Shkurt 2012 ka vjedhur banesën e shtetasit D. M., 50-vjeç.
Në qytetin e Vlorës është arrestuar në flagrancë shtetasi Hamit Hallaj, 35-vjeç, banues në lagjen “Partizani”. Arrestimi i këtij shtetasi është kryer pasi është kapur duke vjedhur në dyqanin e shtetasit B. S., i cili ndodhet në afërsi të vendit të quajtur “4 Topat”.
Gjithashtu nga Shërbimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë janë bllokuar pasi kanë rezultuar pa dokumentacion të rregullt 21 automjete, si dhe janë kapur gjatë orëve të natës në vende të ndryshme në qytet pa dokumente identifikimi dhe shoqëruar për verifikim, si të dyshuar të implikuar në veprimtari kriminale, 35 persona. Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë është e vendosur si asnjëherë të luftojë kriminalitetin në të gjitha format e tij dhe në çdo cep të territorit të vet. /Start/
2012-02-09 11:35