E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtatë të arrestuar në Elbasan

Fillimisht u arrestuan në flagrancë dy shtetas, të cilët u kapën me lëndë narkotike kanabis sativa.

Më konkretisht u mor masa e arrestit në flagrancë ndaj shtetasve  Xhejsi Koçi, 20-vjeç, banues në Librazhd si dhe Romeo Dauti, 20-vjeç, banues ne Librazhd. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative të Seksionit Kundër Narkotikëve u arrit kapja e tyre në lagjen Nr.2 Librazhd, në momentin e shpërndarjes së kësaj lënde. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 60 doza drogë dhe 3 telefona celularë. 

Gjithashtu po dje nga ana e Komisariateve të Policisë Elbasan, Gramsh, është bërë i mundur arrestimi  në flagrancë i disa shtetasve për vepra penale të ndryshme.  Në pranga ranë Anduel Pepa, 24-vjeç, banues në Belësh-Elbasan,  V.K, 17-vjeç, banues ne lagjen ‘5 Maji” Elbasan si dhe A.L, lindur me 26.02.1997, banues në Gramsh. Arrestimi i këtyre shtetasve, u be pasi, janë autorë të veprave penale të ‘Plagosjes së rëndë si dhe vjedhjes”. Gjithashtu, nisi procedimi penale edhe për dy adoleshent të 16-vjeçar, pasi akuzohen për thyerjen e një dyqani në lagjen “Vullnetari”.

“Në territorin e Komisariatit të Policisë Elbasan, situata është e qetë, përjashtuar komunën Labinot Mal dhe konkretisht fshatrat, Bene, Shmil, Lugaxhi, Qarret, Qafë dhe Labinot Mal, ku rrugët që lidhin këto fshatra me Komunën janë të bllokuara nga dëbora dhe procesi mësimor është ndërprerë për shkak të kushteve atmosferike”, theksoi policia. /Start/

                                                                                             2012-02-09 12:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›