Rama: Shteti me arkën bosh nuk përballon dot gjëndjen emergjente
Menjëherë pas deklaratave të kreut të qeverisë Sali Berisha nga Kukësi, vjen reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama. Ai ka shkruar në rrjetin social twitter se shteti nuk po e përballon dot gjëndjen emergjente. Kjo qeveri s`ka asnjë fuqi për të përballuar emergjenca, arka e shtetit është bosh kurse shteti është rrënuar në moral e në profesionalizëm! ka deklaruar Rama.
Kreu i opozitës ka hedhur poshtë deklaratat e Berishës për ndihmat që do të shkojnë në very duke u shprehur: Deklarimet e kryeministrit në veri për fonde, janë kopje e premtimeve për Shkodrën e përmbytur. Asnjë ndihmë s`ka shkuar në Veri prej dy javësh dhe ndihmat që mund të shkojnë nga sot do jenë thjesht mediatike,sepse shteti ka rënë!.
Më tej Rama ka shprehur se qeveria mund të fsheh ngricën ekonomike por nuk fsheh dot ngricën që ka gunjëzuar veriun dhe shtetin.
Shkrime të tjera me interes:
- Rama në Twitter: Shteti ligjor nuk funksionon, pa u zbardhur 21 janari Tiranë- Menjëherë pasi kryeministri Berisha bëri bilancin vjetor të qeverisë...
- Hetimi i “21 janarit”, Ina Rama: Garda manipuloi provat, Policia e Shtetit nuk identifikoi dot autorët Tiranë- Garda u përpoq të manipulonte të dhënat, për këtë...
- Blank: Franca nuk e fiton dot Euro 2012 – ën Tranjeri i Kombëtares Franceze, Laurent Blank, ka bërë një deklaratë...