E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, i thyhen xhamat makinës së Ben Blushit PS: Incident politik

KORCE-Një incident ka shoqëruar situatën e pragzgjedhjeve lokale në Korcë, ndërsa PS ka reaguar dhe e ka cilësuar ngjarjen, incident të pastër politik. Deputetit socialist Ben Blushi i kanë dëmtuar me mjete te forta makinën me targa TR 0611L. Blushi ka gjetur sot në bulevardin “Republika”, automjetin me xhama te thyer.
Deputeti ndodhej në Korcë për prezantimin e programit të kandidatit socialist për kete Bashki, Niko Peleshi. Ai ka denoncuar menjëherë ngjarjen në polici, ku efektivët u angazhuan për hetimin e ngjarjes. “Jemi te gatshëm për hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, u shprehën blutë e Korcës për ngjarjen.

Ndërsa dega e Partia Socialiste në Korcë ka reaguar menjëherë për ngjarjen duke e cilësuar atë, incident të pastër politik. PS ka shpjeguar se incidenti ndodhi pikërisht pasi Ben Blushi një ditë më parë prezantoi programin e Peleshit, kandidat për Bashkinë e Korcës. “Shpresojmë të gjenden autorët”, thanë përfaqësues të PS në Korcë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›