E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Policia te siguroje zgjedhje te qeta dhe neutrale

Qendrimi Ambasadori i SHBA-se apel uniformave blu qe te mbajne paanshmerine

Incidentet ne rritje qe po shoqerojne fushaten zgjedhore duket se kane alarmuar edhe Ambasaden Amerikane ne Tirane. Kjo u vu re ne thirrjen qe beri dje ambasadori i Shteteve te Bashkuara ne vendin tone Aleksander Arvizu i cili kerkoi vemendje te Policise se Shtetit ne kushtet kur incidentet zgjedhore po ia lene radhen njeri-tjetrit. Gjate nje takimi paraditen e djeshme mbi sistemin gjyqesor ne Shqiperi ambasadori amerikan gjeti rastin te theksonte se ai i kishte perdorur rruget e tij te komunikimit me drejtues te larte te policise per te dhene mesazhin se ky institucion i pavarur shteteror duhet te jete garant i zhvillimit te fushates ne nje mjedis te qete. Pata mundesine qe te takoj drejtorin e pergjithshem te policise zotin Burgaj. I shpreha dhe i konfirmova atij te gjithe besimin qe ne kemi te policia ne kete situate te veshtire pas incidenteve qe kane ndodhur. Gjithashtu e sigurova qe ne do te perkrahim Policine e Shtetit dhe theksova se eshte e rendesishme qe policia te siguroje nje mjedis te qete dhe neutral per zhvillimin e zgjedhjeve theksoi Arvizu duke shprehur ne kete menyre edhe gatishmerine e ambasades amerikane per te ndihmuar ne kete proces. Deklaratat e ambasadorit amerikan duket se kane ardhur ne nje moment kur veprimet e dhunshme gjate fushates po regjistrohen cdo dite duke pasur nje intensitet ne rritje. Kjo pergjate kesaj fushate zgjedhore nuk kaloi pa u vene re edhe gjate prezantimit te raportit te pare paraprak qe zyrtaret e ODIHR-it publikuan per sa i perket pjeses se pare te fushates zgjedhore per lokalet e 8 majit. Fillimisht shqetesim per kete situate kane shprehur edhe zyrtaret e BE-se por edhe te OSBE-se te cilet prej kohesh monitorojne zhvillimet politike ne vendin tone dhe e shtojne kete monitorim gjate periudhave zgjedhore. Thirrjet e europianeve kane shtuar edhe deklaratat politike te drejtuesve te partive kryesore ne vend per ndaljen e dhunes por duket se keto deklarata nuk jane shoqeruar me masa konkrete per ti ndaluar realisht incidentet e fundit. Lindja e konflikteve politike ne fushate zgjedhore u shoqerua edhe me probleme te brendshme te vete Policise se Shtetit dhe Ministrise se Brendshme ku nje drejtues i larte i policise akuzoi zevendesministrin e Brendshem Avenir Peka per presion qe ai te nderhynte ne nje konflikt zgjedhor te ndodhur ne zonen e Bathores. Kjo situate akuzash dhe kunderakuzash qe u shoqerua edhe me procedime penale duket se zbehu edhe pak besimin e qytetareve te nderhyrjet efektive te policise pergjate fushatave zgjedhore. Ky incident mes zyrtarit te policise dhe zevendesministrit u komentua ne menyra te ndryshme nga palet politike ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›