E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kanosi fëmijët me sëpatë në shkollë, gjykata i jep arrest shtëpie

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë arrest shtëpie për 71-vjeçarin Përparim Beqiraj i cili kanosi me sëpatë në shkollë një 13-vjeçar.

Ngjarja e rëndë është shënuar dy ditë më parë në qytetin e Korçës ku i moshuari  në gjendje të dehur hyri në ambientet e shkolleë 9-vjeçare Nuçi Naçi dhe kanosi me sopatë nxënësin me inicialet A.T.

Fatmirësisht  fëmija nuk ka marrë dëmtime nga ky sulm pasi ka arritur t’i shmanget agresorit.

Në seancën e sotme gjyqësore, trupi gjykues e ka lënë të moshuarin në arrest shtëpie ndërsa ai akuzohet për kanosje ndaj një të mituri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›