Tiranë, ekzekutohet me armë ish-boksieri Levanti, shoqërohet 1 person
Ekzekutohet me armë zjarri ish-boksieri Adrian Levanti.
Ngjarja e rëndë ka rreth orët 24.30 në zonën e Unazës së Re në Tiranë, në momentin kur viktima po shkonte për në banesë ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe njërin prej autorëve të dyshuar.
Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrje.
Sipas policisë dyshohet se ngjarja është e lidhur me plagosjen e shtetasit Zef Gjovali Gjini ndodhur më datë 18.03.2013 në lagjen Unaza e Re Tiranë, me autor shtetasin Marjan Levanti (vëllai i viktimës Adrian Levanti).
Ndërkohë, falë angazhimit maksimal të strukturave të policisë është realizuar shoqërimi i njërit prej autorëve të dyshuar në qytetin e Rrëshenit, por gjeneralitet e tij nuk janë bërë publike për arsye të hetimit.