E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, kapen 47 kg drogë, në pranga babai me dy djemtë

Policia e Korçës në sajë të operacionit të koduar “Boboshtica” ka bërë të mundur sekuestrimin e 47 kg marijuanë dhe arrestimin e 3 personave ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar babai me dy djemtë të cilët janë kapur me 37 kg lëndë narkotike. Kështu sipas policisë janë arrestuar shtetasit Kudret Bylykbashi 67 vjeç dhe dy djemtë e tij Altin dhe David Bylykbashi përkatësisht 37 dhe 33 vjeç.
 

Sipas policisë 10 kg marijuanë është gjetur në makinën e Bernard Bylykbashit i cili është shpallur person në kërkim. Ndërkohë mësohet se droga kishte si destinacion shtetin grek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›