Ministri Halimi urdheron inspektim mbi dosjen e denimit te Kostandin Xhuvanit
Ministri i Drejtësisë, z.Eduard Halimi ka urdhëruar sot inspektimin urgjent dhe kontrollin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Penal Tiranë lidhur me procedimin penal nr. 597 i vitit 2011 ndaj të pandehurve Kostandin Xhuvani dhe Albi Zela.
Ministri i Drejtësisë në urdhrin nr.8126 të datës 23.11.2011, bazuar në nenin nenit 102, të Kushtetutës; nenit 10 të Ligjit nr.8678; nenit 31 të Ligjit nr. 9877,“Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe të nenit 56 të ligjit nr. 8737,“Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka urdhëruar ushtrimin e inspektimit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë mbi ecurinë e politikës penale në veçanti dhe politikës së dënimit të ndjekur nga organi i prokurorisë në rastin konkret, si dhe inspektimin e parimeve të drejtësisë dhe barazisë në marrëdhënie me subjektet e tjera të procedimit penal.
Ushtrim i inspektimit për kontrollin e ligjshmërisë do të kryhet edhe në Gjykatën e Tiranës me qëllim verifikimin e çdo veprimi procedural nga depozitimi dhe dhënia e vendimit përfundimtar.
Ministria e Drejtësisë konkluzionet, pas përfundimit të kontrollit, do t’ia njoftoj Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit të Republikës.