Korcë, konflikt përshtëpinë muze tëThemistokli Germenjit
KORCE- Shtëpia muze e Themistokli Germenjit në Korcë kthehet në burim konflikti mes bashkëpronarëve. Trashëgimtarët e kësaj shtëpie muze kërkojnë rikthimin në origjinalitet të shtëpisë.
Llambi dhe Zhaneta Dimoshi, bënë publike sot dokumentet e pronësisë së gjysmës së territorit të kësaj shtëpie ndërsa akuzuan pronarin e gjysmës tjetër të pronës, arkitektin Ilir Voci, se ka uzurpuar me forcë gjithë shtëpinë duke i ndryshuar asaj destinacionin nga shtëpi Muze në shtëpi banimi dhe kafene.
Ndërkohë, aksioneri kryesor i kësaj shtëpie Ilir Voci, njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Bashkiak hedh poshtë pretendimet e tyre duke thënë se ky muze vijon të jetë i tillë pavarësisht rikonstruksionit, duke i konsideruar sulme të pushtetit pretendimet e trashëgimtarëve.
Deklaratat e bashkëpronarëve erdhën një ditë pas degjenerimit në sherr mes tyre ku është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës.
(e.n/BalkanWeb)