E Shtunë, 31 Tetor 2026

Astronomi kinez:UFO-t në tokëmë 2011-ën

PEKIN- UFO-t (Unidentified Flying Objects - objekte fluturuese të paidentifikuara së bashku me qeniet jashtëtokësore) mund të shfaqen në Tokë vitin e ardhshëm ose një vit më vonë, deklaroi astronomi i njohur kinez, Wang Sichao.

Vetëm muajin e kaluar, UFO-t janë vërejtur në katër rajone të Kinës, ndërsa UFO-ja e vërejtur në Hangzhou, kryeqytetin e rajonit Zhejiang, ka shqetësuar kontrollin ajror në Kinën Lindore për një orë të tërë.

Më vonë autoritetet njoftuan se ky objekt nuk ishte UFO, por një aeroplan privat, por ende nuk është e sigurt se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.
Edhe pse astrofizikani tjetër i njohur britanik, Stephen Hawking thotë se takimi me

jashtëtokësorët mund të ketë pasoja negative për njerëzimin dhe më mirë të kemi kujdes, Wang mendon se është herët të arrijmë në konkluzione të tilla.
Ai është i bindur se jashtëtokësorët do të paraqiten vitin e ardhshëm dhe se askush më nuk do të mund të mohojë ekzistencën e tyre.

Wang po ashtu i bëri thirrje shkencëtarëve që të krijojnë teleskopë më të përparuar dhe më të mirë për t’i vëzhguar UFO-t që zakonisht paraqiten në qiell vetëm për disa sekonda
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›