E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, makina përplas 73-vjeçarin

Një person është plagosur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ndërsa është aksidentuar nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur në  Kryqëzimin e Plasës, kur një automjet me targa DV 2137 A,  i drejtuar  nga Artion Ceno, 30-vjeç, ka aksidentuar shtetasin Selami Berberi, 73 vjeç.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Mësohet se policia ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit, sikundër ka nisur hetimet paraprake
për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në këtë aksident.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›