Vrasja ne Tirane, viktima, biznesmen ndertimesh
TIRANE- Policia vazhdon hetimin për të zbardhur motivet dhe autorin e vrasjes së 34 vjecarit të ndodhur mbrëmë në në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’ në Tiranë. Sipas policisë, viktima Spartak Camaj punonte si ndërtues dhe ishte babai i një vajze.
"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se dyshimet e para për motivin e ngjarjes bien mbi një grindje që viktima mësohet të ketë pasur në një lokal në zonën pranë shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto,pak para se ai të qëllohej me armë.
Rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të martës, 34 vjecari po kalonte me makinën e tij në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, pikërisht sa kalon urën e shkollës ‘Vasil Shanto’, në drejtimin për nga stadiumi ‘Dinamo’. Sipas policisë, autori ka qenë një person i vetëm i cili i është afruar në këmbë automjetit të Camajt, duke qëlluar disa herë me pistoletë ndaj tij.
Policia shoqëroi disa persona të cilët dyshoheshin se kishin dijeni për ngjarjen por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nuk konfirmonte të kete shoqëruar apo arrestuar ndonjë të dyshuar për krimin.
Camaj ishte dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, por sipas mjekëve, plagët e rënda në trup dhe në qafë i kanë marrë jetën 34-vjeçarit duke e bërë të pamundur çdo përpjekje për t’i shpëtuar jetën.
(s.g/BalkanWeb)