Meta në Kroaci, Jadrokovic: Heqim regjimin e vizave
ZAGREB- Kroacia do të angazhohet seriozisht për heqjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Këtë premtim i ka dhënë ministri i punëve të Jashtme të Kroacisë Gordan Jandrokovic ministrit tonë të Jashtëm Ilir Meta, gjatë vizitës së zhvilluar në Kroaci. Meta vlerësoi se ekzistenca e regjimit të vizave për shqiptarët që kërkojnë të shkojnë në Kroaci dhe mungesa e fluturimeve direkt mes Tiranës dhe Zagrebit krijojnë vështirësi për nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomiko-tregtare dhe për afrimin mes popujve tanë. Meta dhe Jandrokovic vlerësuan se marrëdhëniet mes të dy vendeve janë të shkëlqyera, veçanërisht dialogu politik në nivelet më të larta.
Gjithashtu Ministri Jandrokovic theksoi se edhe për Kroacinë është i rëndësishëm bashkëpunimi i gjithanshëm me Shqipërinë. Ne hymë së bashku në NATO, theksoi ai, dhe do të donim që edhe ju shumë shpejt të mbyllni me sukses procesin e anëtarësimit në BE. Për këtë qëllim ju ofrojmë përvojën tonë dhe ekspertizën e nevojshme për të evituar gabimet dhe vështirësitë që shoqërojnë procesin. Meta takoi në Kroaci kryeministren kroate, Jadranka Kosorsi dhe kryetarin e Kuvendit Luka Bebic.
(m.a/News24/BalkanWeb)