Protestë në Prishtinë, kërkohet lirimi i 4 ish ushtarëve të UCK
PRISHTINE- Në Prishtinë sot u zhvillua një protestë me kërkesat për lirimin e katër ish pjesëtarëve të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës të dënuar me mbi 100 vjet heqje lirie nën akuzat për vrasjen e pesë anëtarëve të një familjeje shqiptare në vitin 2001.
Procesi gjyqësor që kishte filluar në vitin 2003 kaloi nëpër disa shkallë, ndërsa dënimet u vërtetuan në tetor të vitit të kaluar. Tani Gjykata e lartë e Kosovës duhet të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit që është instrumenti i fundit ligjor i paraparë me ligjet në fuqi.
Zyrtarë të misionit të EULEX-it, i cili mbikëqyr drejtësinë, bënë thirrje që çështja t’i lihet gjykatës së lartë të vendit.
Sipas kryetarit të Këshillit Organizativ të protestës, Visar Zogaj, provat që vërtetonin pafajësinë e 4 ish ushtarëve, janë humbur qëllimisht nga UNMIK-u.
Fillimisht, për vrasjen e Hamzë Hajrës, gruas dhe tre fëmijëve të tij qenë dënuar 11 persona, por pas vendimeve të tjera të shkallëve të ndryshme të apelit, dënimin po e vuajnë Burim dhe Arsim Ramadani, Arben, Jeton dhe Blerim Kiçina.
(e.n/BalkanWeb)