E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, ndahen cmimet e ekspozites nderkombetare

Ekspozita mbarekombetare e konkursit “Vangjush Mio” eshte permbyllur ne Korce me ndarjen e cmimeve per artistet figurative.
Edicioni i katert si nje nga aktivitetet me kulmore te artit figurative gjate vitit eshte finalizuar me nderimin e piktoreve pjesemarres.  Edicioni i sivjetshem i konkursit mbare kombetar “Vangjush Mio”  mblodhi jo pak por 55 artiste figurative nga i gjithe vendi si dhe Kosova e Mali i Zi. Secili prej ketyre artisteve u paraqit ne ekspozite me nje punim te vetem te perzgjedhur, ndersa larmia e krijimtarise se piktoreve u shpalos ne nje ekspozite te pervbashket.  Larmia e punimeve, ngjyrave dhe teknikave  si dhe kend veshtrimet e piktoreve erdhi ne kete ekspozite me nje nivel te larte artistik. Juria vleresoi me cmimin e pare te konkursit “Vangjush Mio”, piktoren shkodrane Ikbale Kalaja. Dy cmimet e dyta u ndane mes artisteve korcare Vladimir Kaaku dhe Vladimir Topi. Cmimin e trete te ketij konkursi e fitoi piktori kosovar Tafil Peci. Ky aktivitet i rendesishem i arteve figurative synon te kthehet ne tradite ne qytetin e Korces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›