E Diel, 1 Nëntor 2026

Prezë, tritol shtyllës së tensionit të lartë 220 kv

TIRANË - Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në afërsi të Tiranës në fshatin Prezë. Persona ende të paidentifikuar kanë vendosur një sasi të madhe tritoli në shtyllën 8 metra të tensionit të lartë, duke e shkatërruar atë dhe duke dëmtuar banesat përreth.

Policia u njoftua për shpërthimin e fuqishën dhe kur mbërriti në vendngjarje konstatoi se eksplozivi ishte vendosur në njërën nga shtyllat e linjës se tensionit të lartë 220 kilovolt të linjës Shkodër-Elbasan.

Policia thotë se eksplozivi, i llojit tritol, ishte vendosur gjatë natës në shtyllën 220 kilovoteshe që ndodhet afër fshatit Prezë të Tiranës. Sipas policisë nga shpërthimi është dëmtuar njëra anë e shtyllës, e gjatë 8 metra.

Po keshtu janë thyer xhamat e dritareve në banesat përreth. Disa banorë të zonës janë shoqëruar si të dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në shtyllën e tensionit te larte, por ende nuk dihen motivet e këtij veprimi kriminal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›