Berisha e Rama ngushëllojë familjen e çukajt
Rama, në emër të Partisë Socialiste, i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Cukaj, duke vlerësuar kontributin e dhënë nga i ndjeri Lekë Cukaj gjatë legjislaturave që ka shërbyer si deputet i Parlamentit të Shqipërisë. “Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-deputetit Lekë Cukaj ishte një ngjarje e tragjike për të gjithë miqtë, kolegët e bashkëpunëtorët e tij. Leka Cukaj do të mbahet mend si një koleg i përkushtuar në profesionin dhe detyrat e tij”, thuhet në telegram. Ndërkohë, edhe kryeministri Sali Berisha ngushëlloi sot familjarët e ish-deputetit të PS-së, Lekë Çukaj.“Ndarja tragjike nga jeta e Lekës, njeriut tuaj më të dashur, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë, ishte një lajm i hidhur jo vetëm për ju, por për të gjithë ata që e kanë njohur Lekë Çukajn, kanë njohur vlerat dhe përkushtimin e tij ndaj qytetarëve që përfaqësonte, të Dukagjinit dhe Shkodrës. Me këtë rast, duke ndarë me ju dhembjen e thellë, ju shpreh ju ngushëllimet e mia të sinqerta, lutem dhe dëshiroj që shpirti i Lekës të gjejë paqen e merituar”, shkruhet në telegram.