E Diel, 1 Nëntor 2026

“TVSH”, Berisha: Nuk do të ulet pragu për biznesin

Kjo është deklarata më e fundit e kryeministrit Sali Berisha, e cila hedhë poshtë kështu të gjitha pretendimet se do të ulet xhiroja vjetore nga 8 në milion lekë.  “Biznesi do paguaje në bashki e komuna taksën e biznesit të vogël. Taksa e Vlerës së Shtuar (TVSH), mbi 5 mln lekë qarkullim vjetor. Që të mbrohet biznesi i vogël duhet të luftohet evazioni, TVSH do zbrese per te gjitha bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 mln leke, por edhe ketu do kete dallim”, tha më tej kreu i qeverisë.  Ndërkohë, Berisha ka deklaruar se të gjithë biznesmenët e vegjël mund të ankohet në rast se ka dyshime për përzgjedhjen, mund të ankohet dhe të presë përgjigje nga vetë kryeministri. “Çdo biznes që gjykon se autoriteti tatimor ka arbitraritet për përzgjedhjen e tij për TVSH është i ftuar të paraqitet, ta ankimojë pranë Ministrit, zv/ministrit, deri te Kryeministri, tek celulari i tij i hapur për sms. Dhe do t’i jepet përgjigje brenda 7 ditëve”, u shpreh Berisha “Besoj se me këtë masë nuk kemi cenuar biznesin, por përkundrazi, biznesi ka fituar të drejtën e rimbursimit. Ne vetëm sa kemi kërkuar punë me transparencë”, u shpreh Berisha.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›