Korçë, ndalohet për kontrabandë 32-vjeçari
Korçë- Sektori i krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Korçë ka ndaluarnjë shtetas, i cili ka tentuar të kalojë kontrabandë një sasi veshmbathjesh. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të natës së mbrëmshme, teksa 32-vjeçari Niko Stojani, lindur në Liqenas të rrethit të Korçës dhe banues në Ohër të Maqedonisë me shtetësi, maqedonase dhe bullgare, po transportonte me mjetin e tij tip mitsubish me targa CA3665MC, një sasi prej 1500 copë veshmbathjesh. Ato ishin kryesisht bluza, të cilat dyshohet se kanë hyrë kontrabandë nga Maqedonia. Ndalimi i tij është bërë në rrugënautomobilistike Goricë-Korçë.