Nimiç: Nuk ka afate për zgjidhjen e kontestit të emrit
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç deklaroi sot në Athinë se nuk ka afate përfundimtare për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Deklarata e ndwrmjetwsit wshtw bwrw menjwherw pas takimit me shefen e diplomacisë greke, Dora Bakojani. “Unë nuk e vlerësoj 9 korrikun apo çfarëdo date tjetër si afat për zgjidhjen e kontestit të emrit”, deklaroi Nimiç.
Sipas tij, bisedimet midis tw dyja palëve nuk e prekin identitetin dhe gjuhën, por vetëm emrin e shtetit.
Ai vërtetoi se në takimin me shefen e diplomacisë greke janë shqyrtuar shumë ide, por nuk ka precizuar se për çfarë bëhet fjalë. Nimic paralajmëroi se idetë që ka hedhur në takimin me Bakojani nesër do t’i prezantojë edhe para kreut shtetëror në Shkup.
Nimic ka përjashtuar zhvillimin e një takimi midis Shkupit dhe Athinës në nivel të shefave të diplomacisë.