Milanistët: Shumë urime, kapiten!
“Shumë urime nga zemra, kapiten”. Këtë urim të përzemërt ka në krye faqja zyrtare e Milanit, që sot kujton me krenari Paolo Maldinin.
Maldini mbush sot 40-vjeç, 23 nga të cilat i ka kaluar në kampin e kuqezinjve.
Mbrojtësi, i lindur në 26 qershor të vitit 1968 do ta kalojë ditëlindjen së bashku me familjen në Majami të Flodiras, ku për momentin ndodhet me pushime.
Maldini ka luajtur 1009 ndeshje zyrtare, në kombëtare, kupa dhe kampionate. Ka besuar gjithmonë tek Milani me të cilin do të vijojë të luajë edhe sezonin tjetër, deri sa të thotë lamtumirën e fundit për futbollin.
“Nëse fëmijë do të nisja të shkruaja një histori, me temë: historia më e bukur që mund të imagjinohej, do të shkruaja padyshim këtë që më ka ndodhur”- ka thënë futbollisti.
Djali Cesare Maldinin, është konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, falë teknikës së tij të mirë, shpejtësisë dhe parametrave fizikë.
Në revistën “World Soccer”, mban pozicionin e 21, në klasifikimin e lojtarëve më të mirë të shekullit të XX.