E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit i kërkojnë qeverisë ndihmë për të përballuar rritjen e çmimeve

Nisur nga rritja e madhe e çmimeve të ndërtimit kompanitë i janë drejtuar Ministrit të Transporteve Sokol Olldashi, ku me anë të një letre shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me situatën aktuale.  Duke kërkuar angazhimin e institucioneve për rregullimin e situatës, ndërtuesit kanë lënë si afat të fundit 5 korrikun, pasi pas kësaj date nuk do të jenë në gjendje të plotësojmë detyrimet kontraktuale. Sipas ndërtuesve në të gjitha segmentet e tenderuara kompanitë po punojnë intensivisht, për të bërë të mundur realizimin e investimeve, por sërish problemi më I madh me të cilin përballen kompanitë janë ecuria e punimeve dhe rritja e madhe e çmimeve të naftës dhe lëndëve të para.

Duke theksuar se këto rritje të kostove kanë ndikime të mëdha në uljen e ritmeve te ndërtimit, madje deri në ndërprerje, ndërtuesit kanë kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Përgjithshme të rrugëve. Kompanitë e ndërtimit në infrastrukturë në një mbledhje në selinë e SH.N.SH shprehen shqetësimet e mëdha për rritjen galopante të çmimeve dhe miratuan një letër drejtuar Ministrit të MPPTT z. Sokol Olldashi ku i kërkojmë angazhimin e institucioneve e një përgjigje deri me datën 5 Korrik ndryshe kompanitë e infrastrukturës nuk do jenë në gjendje të plotësojmë detyrimet kontraktuale.

Ndërkohë përveç mobilizimit të firmave të ndërtimit kërkojmë edhe mbështetjen e gjithanshme të pushtetit vendor, Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Ministrisë dhe Qeverisë, për zgjidhjen e problemeve të shumta që kanë dalë gjatë zbatimit që nga shpronësimet, ndryshimet në projekt, spostimi i linjave elektrike ekzistuese, etj.

Një ndër problemet më shqetësuese për ecurinë e punimeve por dhe nje faktor për përfundimin e rrugëve të nisura është rritja e madhe e çmimeve të naftës, bitumit, çimentos, hekurit, etj nga 21 % deri 110 %, që nga fundi i vitit.

Me konkretisht, nafta nga 108 leke është 135.8 leke, hekuri nga 420 euro-ton eshte 820 e/t prodhimi vendit dhe 920 e/t importi, këto pa TVSH, bitumi nga 31 leke/kg eshte 43.75 leke/kg, çimento nga 83.3 leke/kg eshte 87.5 leke/kg.

Kjo ka efekte të padiskutueshme në uljen e ritmeve te ndërtimit deri ne ndërprerje, paaftësi paguese e larte, vështirësi ne realizimin e grafikeve te punimeve.

Ky është një problem që e kanë të gjitha firmat e ndërtimit, por rëndon më shumë në firmat e infrastrukturës që punojnë në bazë të kontratave me shtetin.

Shqetësimi është i madh sidomos për të gjithë firmat e infrastrukturës që kanë lidhur kontratat vitin e kaluar, për shkak se kjo rritje e jashtëzakonshme çmimesh nuk mund të përballohen dot  nga kompanitë prandaj është e domosdoshme të bëhet indeksimi i çmimeve për kontratat që janë lidhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›