Policia serbe arreston dy police te Kosoves reagon Ministria e Puneve te Brendshme
Ministria e Puneve te Brendshme te Kosoves e ka denuar arrestimin e dy pjesetare te policise se Kosoves ne zonen kufitare me Kosoven nga ana e autoriteteve te Serbise.
Nepermjet nje komunikate per opinion te kesaj ministrie thuhet se pjesetaret e Policise se Kosoves ne momentin e kidnapimit kane qene duke patrulluar ne zonen e pergjegjesise se Policise se Kosoves dhe ne asnje moment nuk kane tejkaluar zonen e pergjegjesise se tyre.
Ne komunikate me tej thuhet se ky veprim tinezar dhe i organizuar i Xhandarmerise serbe deshmon edhe njehere orientimin dhe mentalitetin agresor te shtetit serb ndaj Republikes se Kosoves.
Ministria e Puneve te Brendshme nderkaq ka kerkuar nga EULEX-i dhe Bashkimi Evropian qe te kerkojne nga Qeveria e Serbise lirimin e menjehershem te pjesetareve te Policise se Kosoves. Arrestimet jane ne kundershtim te plote me rendin dhe ligjin dhe jane veprime anti-europiane dhe ne dem te perspektives evropiane te rajonit thuhet ne komunikaten e Ministrise se Puneve te Brendshme te Kosoves.
Policia serbe arreston dy police te Kosoves
Autoritetet e Serbise thane se kane arrestuar dy pjesetare te policise se Kosoves ne zonen kufitare me Kosoven. Ministri serb i puneve te brendshme Ivica Dacic u tha mjeteve serbe te informimit se te dy pjesetaret e policise se Kosoves ishin te armatosur me pushke automatike dhe me vete kishin pajisje per matjen e largesise. Ai i identifikoi te arrestuarit si Shukri Binaku e Sami Beqiri te cilet sipas tij kishin me vete arme qe paraqet sic thote ai shkelje drastike te marreveshjes ushtarako-teknike te nenshkruar ne Kumanove me 1999 duke ju referuar marreveshjes se 9 qershorit te atij viti te nenshtruar ndermjet autoriteteve te Beogradit dhe NATO-s me te cilen iu dha fund luftes ne Kosove. Ministri i brendshem serb Ivica Dacic i cili drejton Partine Socialiste te Serbise tha se secili qe shkel kete marreveshje do te arrestohet.
Nderkaq autoritetet ne Prishtine konfirmuan njoftimet per arrestimin e dy pjesetareve te policise por thane se ende nuk eshte e qarte nese ata e kane kaluar vijen kufitare. Edhe 13 vjet pas luftes kufiri ndermjet Kosoves dhe Serbise eshte i pashenuar.
Arrestimet e sotme pasuan paralajmerimet e ministrit serb te puneve te brendshme se autoritetet e Serbise do te kunderpergjigjen ndaj arrestimeve te serbeve nga ana e autoriteteve te Prishtines.
Te henen policia e Kosoves arrestoi kater pjesetare te komunitetit serb qe po bartnin materiale per zgjedhjet e Serbise me cka sipas policise ata kishin shkelur rendin kushtetues te Kosoves.
Ne kunderpergjigje policia serbe arrestoi dy shqiptare perfshire Hasan Abazin kryetar i sindikatave te industrialisteve te Kosoves derisa po udhetonte per ne Kroaci nepermjet territorit te Serbise.
Keto zhvillime nxiten reagime te shumta perfshire edhe departamentin amerikan te shtetit Bashkimin Evropian si dhe organizata e ndryshme nderkombetare per te drejtat e njeriut te cilat bene thirrje per shmangie te veprimeve qe mund te nxisin tensionet te cilat edhe ashtu u shtuan pas paralajmerimeve te Beogradit se do te organizoje zgjedhjet lokale edhe ne Kosove.
Prishtina zyrtare tha se keto synime paraqesin cenim te sovranitetit te Kosoves dhe paralajmeruan nje plan te posacem per pengimin e zgjedhjeve lokale serbe.
Kunder ketyre zgjedhjeve eshte shprehur edhe Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove i cili u beri me dije zyrtareve serbe se perpjekja e qeverise se Serbise qe te organizoje zgjedhje te tilla do te paraqiste shkelje te Rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe se kendejmi zgjedhjet e tilla nuk do te kishin as baze ligjore e as rrjedhoja ligjore.
Kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale serbe jane shprehur edhe diplomatet perendimore te cilet thane se zgjedhjet parlamentare te Serbise do te mund te mbaheshin te organizuara nga Organizata per Siguri e Bashkepunim ne Evrope duke u nisur nga fakti se qytetaret e Kosoves e kane te garantuar shtetesine e dyfishte.