Korçë, ndërtuesit: Duam sheshe të reja
Ndërtuesit korçarë kërkojnë të kenë më shumë akses në sheshe ndërtimi në planin e ri urbanistik të Korçës për të cilin prej një viti është duke punuar një konsorcium ndërkombëtar izraeleto-grek me mbështetjen e Bankës Botërore. Kryebashkiaku i Korçës Niko Peleshi me kërkesë të shoqatës së ndërtueseve ka organizuar një takim me sipërmarësit e ndërtimit,për të dëgjuar kërkesat dhe propozimet e tyre lidhur me të ardhmen e ndërtimeve shumëkateshe dhe banesave kolektive në Korcë.
"Me një plan të ri rregullues mund të krijohen mundësitë për sistemin e lagjeve dhe kombinimin mes atyre karakteristike dhe moderne, ku nuk përjashtohet as mundësia e ndërtesave të larta që mund t‘i shtohen natyrës urbane dhe t‘i përshtaten kërkesave të kohës për një vizion të ri për qytetin është shprehur keyetari i bashkisë në fjalën e tij", tha Niko Peleshi Kryetar i Bashkisë së Korcës.
Nisur nga mbyllja e detyruar e sipërfaqeve të ndërtimit në qendrën historike të Korçës, Shoqata e Ndërtuesve në këtë qytet kërkon bashkëpunim me Bashkinë e qytetit për ti hapur rrugë zhvillimit urban dhe përcaktimin e shesheve të reja të ndërtimit.
Studimi për planet urbanistike vjen për herë të parë për katër qytetet kryesore të vendit ku është përfshirë dhe Korça me të vecantën e saj përfshirjen e zonës historike në të cilat ndëritmet janë të redukuara.Kryebashkiaku Peleshi ka vlerësuar se mendimet e ndërtuesve janë me vlerë dhe do të trajtohen nga grupi i punë që po merret me planin e ri urbanistik të qytetit juglindor.
Albana çakshiri < I mëparshmi