E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e PS, pasqyrohet nga mediat ndërkombëtare

Protesta masive e nisur ne kryeqytet diten e djeshme eshte pasqyruar ne shume prej medieve nderkombetare. Agjensia e lajmeve Reuters flet per greven e urise se 200 personave, 22 prej te cileve deputete. Vezhguesit nderkombetare- raporton Reuters- bene te ditur se zgjedhjet e qershorit te vitit 2009 megjithese treguan nje permiresim nga zgjedhjet e tjera nuk permbushen standardet nderkombetare.

The assosiated Press ka pasqyruar marshimin e protestuesve opozitare kunder qeverise ne pushtet . Sipas saj “shqiperia vazhdon ende protestat nderkohe qe “Komuniteti ndërkombëtar ka ushtruar presion mbi te si nje anetare e re e NATO-s për zgjidhjen e bllokimit, të cilat mund të pengojnë përpjekjet e Shqiperise për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

E përditshmja italiane Blits gjithashtu ne artikullin e saj thekson serisht perseritjen e apelit te komunitetit nderkombetare – Bashkimi Europian dhe shtetet e bashkuara per nje rifillim bisedimesh mes dy paleve , me qellim afrimin e Shqiperise drejt Europes . Protesta e opozites ka marre jehone ne te gjithe boten . Korrepondenti i BBC-se ne Tirane, Mark Louen e pershkroi si nje det protestuesit qe valviste flamujt e Partise Socialiste me banerat, ku akuzohej kryeministri per vjedhje apo demtim te ekonomise se vendit. Sipas Louen- kjo eshte protesta me e madhe e opozites e organizuar deri me sot.

Adela Zeza

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›