E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, në festë pa leje, vetëvaret 17- vjeçarja

Burime nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur se para pak orësh një 17- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje që adoleshentja kishte me prindërit. Made Shato ka marr pjesë në një festë pa lejen e prindërve. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Sheqeras.

Sipas hetimeve paraprake policia bën me dije e 17-vjeçarja i ka dhënë fund jetës pas sherrit me prindërit e saj. Festa e fshehtë ka shkaktuar pakënaqësi tek prindërit e saj të cilët e kanë qortuar të bijën për një veprim të tillë.

Pas debatit vajza përfitoi nga mungesa e prindërve në shtëpi dhe vari vete. Policia ende nuk ka bërë të ditur shkaqet që shkaktuan ngjarjen tragjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›