Gjykata e Lartë vendos pro ekstradimit të Ilir Kumbaros

Ilir Kumbaro duke dalë nga salla e gjyqit
Gjykata e Lartë vendosi pro ekstradimit të Ilir Kumbaros, ish-agjenti i SHISH i kërkuar nga drejtësia shqiptare për rrëmbim dhe torturë.
Kolegjet e Bashkuara në Gjykatën e Lartë sot zhvilluan seancën përfundimtare për të vendosur nëse masa e sigurisë ndaj Ilir Kumbaros është e ligjshme ose jo. Kërkesa është bërë nga Prokurori i çështjes, i cili kërkoi masë sigurie për Kumbaron gjatë gjykimit të çështjes.
Avokati mbrojtes e kishte cilësuar kërkesën e Prokurorëve të paligjshme pasi sipas tij këto kërkesa nuk mund të paraqiten gjatë gjykimit dhe nuk mund te gjykohen nga i njëjti trup gjykues që gjykon dhe çështjen e themelit.
Pas këtij vendimi Gjykata e lartë i dha dritë jeshile ekstradimit të ish-shikasit nga Anglia drejt Shqipërisë. Kjo pasi në Angli është pushuar çështja ndaj tij pasi s`ka ende një vendim nga drejtësia shqiptare.
Kumbaro është një nga katër personat e akuzuar për çështjen e rrëmbimit me pasojë zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha, në vitin 1995 në Tiranë. Prej 15 vitesh Kumbaro jeton në Britani në një banesë sociale në sajë të ndihmës sociale që shteti i ka akorduar pasi kishte deklaruar se ishte i paaftë për punë.
********
Shtyhet përsëri gjyqi për zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha
Është shtyrë përsëri mbajtja e seancës gjyqësore për zhdukjen e biznesmenin Remiz Hozha. Shkak për shtyrjen duket se është bërë nga mungesa e e përgjigjes për letër porosinë nga autoritetet e Britanisë së Madhe.
Gjykata e Lartë shprehet se edhe pse letra është dërguar që prej muajit mars ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje. Sipas gjykatës, autoritetet britanike nuk kanë ekzekutuar letër porosinë për marrjen si të pandehur të Ilir Kumbaros.
Gjyqi ishte parashikuar të zhvillohej të premten (14 tetor). Gjyqi ka më shumë se katër vite që ka nisur dhe deri më sot gjyqi është shtyrë plot 90 herë.
Shtyrja e gjyqit vjen dy ditë pasi djali i biznesmenit të zhdukur bëri thirrje që drejtësia shqiptare të dëshmojë se nuk është e kapur nga mafiozët.
* * *
Ardian Hoxha, djali i biznesmenit të zhdukur prej vitit 1995, Remzi Hoxha ka bërë thirrje që drejtësia shqiptare të dëshmojë se mund të vendosë drejtësi për këtë çështje.
Nga Prishtina Hoxha duke kujtuar se me 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasit që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku Remzi Hoxhën, 16 vite më parë theksoi se drejtësia në Shqipëri duhet të dëshmojë nëse në Shqipëri ka drejtësi, apo drejtësia është akoma e uzurpuar nga klanet mafioze shtetërore. Me poshte, apeli i tij, i plote:
“…Eshtë lajmëruar që më 14 tetor Gjykata e Lartë e Shqipërisë kthen për gjykim çështjen e Ilir Kumbaros, ish-shikasit që rrëmbeu, torturoi dhe më pas zhduku babain tim, Remzi Hoxhën, 16 vite më parë. Jemi këtu për ti treguar Drejtësisë së Shqipërisë se vendimi i tyre i stërvonuar është duke u pritur nga çdo Shqiptar, kudo që jeton. Ky vendim do ti dëshmojë çdo Shqiptari nëse në Shqipëri ka Drejtësi, apo Drejtësia është akoma e ozurpuar nga klanet mafioze shtetërore.
Sot jemi para jush për të ritheksuar se Shaqa Shatri është gjallë. Pak ditë më parë ishim dëshmitarë të dokumentarit televiziv të Shaqa Shatrit i cili akoma është i gjallë dhe jeton në fshatin Kushnin të Kosovës. Ai në detaje tregoi se si i është vjedhur dokumentacioni dhe identiteti i tij, dhe u deklarua se e dënon vjedhjen e identitetit të tij nga Ilir Kumbaro dhe përfitimet e tija nga Qeveria Britanike në emrin e tij.
Për mbi 15 vite Ilir Kumbaro fshihet në Britani të Madhe me identitetin e vjedhur të Shaqa Shatrit. Kjo është një dëshmi e gjallë se Ilir Kumbaro nuk e ka aspak problem të merr identitetin e tjetërkujt, ashtu si nuk e kishte problem tia merr jetën babait tim.
Sot jemi ketu për të kërkuar nga Drejtësia Shqiptare që të vendos për të drejtën, duke urdhëruar ekstradimin e Ilir Kumbaros për në Shqipëri, dhe të na e dëshmojë se në Shqipëri ka drejtësi. Të na dëshmojë se në Shqipëri mund të jetohet. Të na dëshmojë se Shqipëria nuk i zhduk dhe vret më Shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova. Të na dëshmojë se jemi të mirëseardhur në Shqipëri.
Për 16 vite jemi duke pritur për drejtësi. Për 16 vite po kërkojmë fatin e babait tim. Për 16 vite po kërkojmë eshtrat e tija. Për 16 vite po mundohemi tia bëjmë një varr. Lus Zotin që kjo që i ka ndodhur babait tim dhe familjes time të jetë e fundit në Shqipëri…”…
Ardian R. HOXHA
Djali i Remzi Hoxhës
+386 49 558 555
****************
Gjykata londineze: Të gatshëm për ekstradim. Kumbaro: Jam me aftësi të kufizuara
ARDIT RADA
Një ish-shef i spiunazhit në Evropën Lindore, i kërkuar për tortura dhe pengmarrje, ka mundur të jetojë në Britani për 15 vite rresht. Kështu e nis artikullin e saj britanikja Dejli Meil e cila bëri të mundur zbardhjen e seancës së radhës ndaj Ilir Kumbaros. Sipas saj, më të çuditshme këtë histori e bën fakti se Kumbaro ka jetuar me asistencën e shtetit.

Blloku i banesave në Londër ku ka jetuar Kumbaro
Detajet e kësaj historie tronditëse dolën gjatë seancës së gjyqit në Londër ndaj Ilir Kumbaros. Pavarësisht përpjekjeve të drejtësisë britanike për ta ekstraduar Kumbaron në Shqipëri, kjo e fundit nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për diçka të tillë. Gjykata e Londrës thotë se autoritetet shqiptare nuk e kërkojnë ekstradimin e ish-shefit të SHIK-ut pasi Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk ka dërguar një mandat arresti nën justifikimin se nuk po mblidhen dot të gjithë gjyqtarët për të marrë një vendim të tillë.
Kumbaro, 56 vjeç, në fillim kërkoi azil politik si refugjat kosovar që prej gushtit të vitit 1996. Ai përballet me drejtësinë angleze pasi ka jetuar në komunitet me identitet të rremë nën emrin Shaqo Shatri.
Identiteti i tij i vërtetë u zbulua në momentin që Kumbaro i kërkoi shtetit britanik asistencë si person me aftësi të kufizuara. Ilir Kumbaro akuzohet për zhdukjen e tre personave, një prej të cilëve biznesmeni maqedonas Remzi Hoxha.
Gjykatësi Hauard Ridëll:
”Zoti Kumbaro bëri veprime të paimagjinueshme për të evituar ekstradimin. Ai thekson dhe sot e kësaj d
