E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNICEF: Zgjidhje alternative per femijet ne paraburgim

UNICEF ka kerkuar nga autoritetet ligjzbatuese shqiptare qe te krijohet nje sistem ligjor, ku denimi me burgim i te miturve te shihet si zgjidhja e fundit.

Organizata e Kombeve te Bashkuara per Femijet, sygjeron ndertimin e sistemit te qendrave te riedukimit ose denimin alternative, me pune te detyruar ne dobi te komunitetit

“UNICEF ka punuar me autoritetet qe femijeve ne paraburgim t’u jepet nje mundesi me shume per t’u edukuar”, thone perfaqesuesit.
 
Organizatat joqeveritare, kerkuan mbeshtetjen e qeverise per te ulur numrin e femijeve qe trafikohen brenda dhe jashte vendit per lypje, vjedhje, prostitucion, biresim ilegal por edhe shitje organesh.

Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it deklaroi se 32 femije gjate vitit 2007 jane futur ne qendra rehabilitimit, ndersa sipas burimeve jo zyrtare rreth 700 te mitur jane rehabilituar gjate viteve te fundit.

Sipas nje studimi te fundit te UNICEF-it 43% e femijeve rom qe i perkasin moshes 15 deri 16 vjec jane analfabete.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›