Korcë, nëna rreh për vdekje fëmijën 18 muajsh
KORCË- Një 23-vjecare ka rrahur për vdekje fëmijën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në fshatin Zemblak, në Korcë. Nga të dhënat paraprake mësohet se shtetësja Sonila Lumi, ka rrahur barbarisht fëmijën e saj, vetëm 18 muashe, ndërkohë që mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij, pasi foshnja është dërguar në spital. Mësohet se pas të rrahurave, fëmija ka rënë në gjendje kome dhe më pas nëna e ka dërguar në spital.
Policia e Korcës, me të mësuar ngjarjen e rëndë ka arrestuar autoren e ngjarjes, ndërsa pritet që dëshmia e saj të zbardhë më shumë detaje rreth ngjarjes. 23-vjecarja akuzohet për vrasje.
(m.a/Balkanweb)