E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shokët e skuadrës kundër look-ut të Berhamit

BERNE-Valon Berhami do të jetë pjesë e kombëtares zvicërane, që do të marrë pjesë në ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010.

Por, te jesh i talentuar ndonjehere nuk hyn ne pune kur te tjeret verejne detaje ne pamje. Keshtu tatuazhet dhe modeli i ri i flokëve të Berhamit duket se nuk janë pritur mirë nga gjithë lojtarët e ekipit, njoftojnë mediat kosovare.

Berhami, me origjinë kosovare, është vendosur në Zvicër që në moshën katër vjeçare së bashku me familjen. Berhami ka luajtur për tre sezone me klubin italian të Lacios, kurse në vitin 2008 iu bashkua ekipit anglez të Uest Ham. Gjatë vitit të fundit Berhami ka pasur probleme serioze si pasojë e një lëndimi në gju.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›