E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi Gjoba per shperdoruesit e ujit


Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Sahit Dollapi deklaroi të mërkurën se thatësira e tejzgjatur ka reduktuar nivelin e dy burimeve të mëdha, atë të Shën Mërisë dhe Partizarit.

"Kufizimet e ujit të pijshëm në Tiranë kanë si shkak kryesor shpërdorimin nga qytetarët. Gjoba ndaj qytetarëvë nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë nëse kapen duke shpërdoruar ujin", tha Dollapi.

Mungesë uji në kryeqytet

Për gati dy javë me radhë, disa lagje të kryeqytetit po vuajnë mungesën e ujit. Shumica e zonave që nuk kanë furnizim të rregullt, të paktën për periudhën gusht-shtator, janë brenda vijës së verdhë të kryeqytetit. Banorët kanë bërë disa herë ankesa, dhe Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka dërguar ekspertë për të vëzhguar rrjetin e tubacioneve, por pavarësisht kësaj furnizimi nuk ka qenë i rregullt, sasia e ujit në rrjet ka qenë e paktë edhe në rastet kur uji ka mbërritur në çezma. Po ashtu koha e rrjedhshmërisë së ujit ka qenë e paktë aq sa, me sasinë e mbërritur në rrjet nuk janë mbushur as depozitat publike dhe as ato private me kapacitet të lartë.

Zonat me probleme

Ndër zonat më problematike në kryeqytet nga mesi i muajit gusht e deri tani janë: blloku i pallateve pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, një pjesë e blloqeve të banimit në zonën e ish-Bllokut. Po ashtu problem për gati dy javë mbetet Rruga e Kavajës, zona e pallateve tek ish-Profarma, Kinostudio, lagjja Allias, një pjesë e pallateve te “21 Dhjetori”. Shqetësim për shkak të mungesës së ujit për një kohë të gjatë ka edhe Kombinati, banorët e të cilëve kanë kërkuar ndihmë që të paktën të kenë furnizime me autobote, për të mbushur enët e për të plotësuar kërkesat minimale jetësore.

Mungesa e ujit të pijshëm në të gjithë kryeqytetin, në një kohë kur temperaturat vazhdojnë të jenë të larta dhe nevoja për konsum gjithashtu, ka shkaktuar shqetësim te banorët. Por jo vetëm për banorët, edhe për kopshtet, shkollat që ndodhen në këto lagje.

Të vetmit që kanë shpëtuar nga mungesa janë institucionet shëndetësore, të cilat, sipas ligjit në fuqi, kanë në dispozicion më shumë se një linjë furnizimi, për shkak të rëndësisë së veçantë.

Drejtoria e Ujësjellësit

“Nuk ka asnjë zonë në Tiranë që nuk furnizohet me ujë, por kohët e fundit janë regjistruar edhe probleme teknike, për shkak të ndërhyrjeve dhe sistemimeve që janë realizuar në depot e Tiranës. Megjithatë, sasia e ujit që qarkullon në Tiranë është e mjaftueshme për një milion e gjysmë banorë. Mungesat për 2-3 ditë kanë qenë raste sporadike, dhe regjistrohen vetëm disa pallate dhe jo zona të tëra”, sqaroi drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Sahit Dollapi. Sipas tij, problemi më i madh që sjell uljen e nivelit të ujit në rrjet janë kryesisht abuzimet që bëhen në rrjet nga subjekte informale, lidhje të paligjshme, si dhe shpërdorimi që i bëhet nga banorët, nga ata që lajnë e shpëlajnë trotuaret, zarzavatet, ngritja e lavazheve ku lahen makina, tapete e tapiceri.

Sakaq, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka sqaruar se përveç problemeve teknike dhe rasteve sporadike të mungesave të ujit, një tjetër faktor që ka ndikuar në uljen e presionit është edhe mungesa e reshjeve të pakën për tre muajt e fundit.

“Drejtoria e Ujësjellësit ka deklaruar dhe deklaron se të gjithë ata që abuzojnë me ujin, të cilët nuk paguajnë, që kapen në lidhje të paligjshme, duke përfituar informalisht, do të ketë shkëputje të furnizimit dhe gjobëvënie”, sqaroi drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve.
Sondazh

Jeni te kenaqur me sherbimin e ujesjellesit ne shtepine tuaj?

Po

Jo


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni... if(useCookiesToRememberCastedVotes){ var cookieValue = Poller_Get_Cookie('dhtmlgoodies_poller_355'); if(cookieValue && cookieValue.length>0)displayResultsWithoutVoting(355); // This is the code you can use to prevent someone from casting a vote. You should check on cookie or ip address }
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga socialja ISKSH rrit pagat për personelin mjekësor
Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor rrit pagat për personelin mjekësor në të gjithë vendin. Kështu më konkretisht në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës dhe në maternitetet në Tiranë rritja e pagës për mjekët është nga 10 deri në 15 përqind, ndërsa në rrethe 5 përqind. Ljajic: Rrezik me 16 shtator
Ministri i Punës dhe Politikave Sociale në Serbi, Rasim Ljajic deklaron se Serbia “nuk ka asnjë hapësirë manovruese për reagim, nëse pushteti në Prishtinë më 16 shtator dërgon policët dhe doganierët në Bërnjak dhe Jarinje”.
KiE: Të ndalet aborti i foshnjave femra
Këshilli i Europës bëri thirrje për të ndërmarrë masa ekstreme kundër abortit të foshnjave femra, fenomen ky që ekziston në të gjithë botën, por që në Shqipëri dhe disa vende të tjera të Azisë Qendrore gjatë dy dekadave të fundit duket se ka marrë përmasa katastrofike.
Shkolla shqiptare ndër vite
Ata që e kanë kaluar fëmijërinë në brezin e post 90-ës janë rritur mes ndryshimeve të mëdha. 11 Shtatori përmes fotografive
Disa foto të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar përkujtojnë 11 shtatorin 2001. Në ditët që pasuan sulmin ndaj kullave binjake, fotot u ekspozuan në rrugën “Prince” në Nju Jork, nga një grup fotografësh, që kërkuan më pas edhe kontributet e qytetarëve të thjeshtë, për ta pasuruar atë ekspozitë të improvizuar.

Lajmet kryesore

Arvizu: Atentati ndaj Konomit, i tmerrshëm
"Bashkëpunim mes policisë dhe drejtësisë"
Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?
Stonestreet: Reforma zgjedhore, gjithëpërfshirëse
Thaci: Plani për veriun nuk mund të pengohet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›