E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, një 27- vjeçar mbytet në rezervuar

Pamje satelitore te fshatit Gostivisht dhe rezervuarit

KORÇE-  Një 27- vjeçar është mbytur pasditen e sotme në fshatin Gostivisht të Korçës. Viktima është identifikuar si, Festim Bimo, i cili sipas policisë është mbytur në përpjekje për të shpëtuar bagëtitë e tij.

Ndërkaq, mësohet se trupi i viktimës ende nuk është nxjerrë në sipërfaqe., ku duket se trubullira e ujit ka veshtiresuar punen e polumbareve. Polumbarët janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit.

Rezervuari i fshatit Gostovisht ka një sipërfaqe relativisht të madhe dhe ndodhet disa metra në largësi të fshatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›