Takim lamtumire mes Berishës dhe Jensenit

Berisha pret Jensenin, me rastin e mbarimit të detyrës
Ambasadori i Danimarkës në Tiranë, Karsten Ankjaer Jensen në përfundim të mandatit është pritur në një takim nga kryeministri, Sali Berisha.
Kreu i qeverisë shqiptare e ka falënderuar ambasadorin Jensen për rolin dhe kontributin e tij, sa i takon marrëdhënieve mes dy vendeve. Ambasadori Jensen nga ana e tij shprehu falënderim për mbështetjen e qeverisë shqiptare, në përmbushjen e detyrës së tij në Tiranë.
Për nder të ambasadorit Jensen, Berisha shtroi një drekë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.
Jensen është një nga ambasadorët që ka folur hapur për problemet e Shqipërisë dhe një ndër ata që i ka shprehur hapur gjithashtu edhe kritikat. /F.S/