Serbi, Nikoliç bojkotohet nga fqinjët

Tomislav Nikoliç (foto Tanjug)
Tomislav Nikoliç mori zyrtarisht detyrën e presidentit të Serbisë në praninë e vetëm një nga fqinjët e tij. Nga krerët e tetë vendeve fqinje, vetëm presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, ishte i pranishëm. Mungesa erdhi për shkak se Nikoliç mohoi gjenocidin ndaj Bosnje-Hercegovinës. Bullgaria, Rumania dhe Hungari, tre vende të BE-së nuk dërguan delegacion të nivelit të lartë në këtë ceremoni.
Nikoliç, ish-ultra nacionalist, ka shërbyer si zëvendës i Vojislav Seselit, lider i Partisë Radikale të Serbisë. Seselj ndodhet në Hagë ku po gjykohet për krime lufte.
Nikoliç është shprehur se e ardhmja e Serbisë është në Evropë por nga ana tjetër i ka theksuar se nuk do të heqë dorë nga Kosova. Në këtë mënyrë ai po hedh sytë edhe nga perëndimi edhe nga lindja. Simbolikisht vizita e parë e tij pas marrjes së detyrës do të kryhet në Rusi ndërsa në Bruksel do të shkojë me 14 qershor. /F.S/