Korçë, mbytet bariu në rezervuar

Pamje rezervuari, foto arkiv
Një bari 27-vjeçar është mbytur në ujërat e një rezervuari në Kolonjë, pasi po tentonte të shpëtonte bagëtitë.
Ngjarja e rëndë, ndodhi pasditen e sotme në fshatin Gostivisht, të Kolonjës, ndërkohë mësohet se viktima është 27-vjeçari, Festim Bimo.
Burime policore nga qyteti juglindor bëjnë me dije se 27-vjeçari, Bimo po tentonte të shpëtonte bagëtitë, të cilat po pinin ujë në një rezervuar, ku papritur ka rrëshqitur duke rënë brenda në ujë dhe duke gjetur në këtë mënyrë vdekjen e menjëhershme.
Aktualisht, polumbarët janë angazhuar me kërkimet për trupin e 27-vjeçarit. /V.H/