Korçë, një 49-vjeçare vdes në maternitet, akuza mjekëve për pakujdesi
Një 49-vjeçare ka gjetur vdekjen në maternitetin e qytetit të Korçës. Viktima është Fatbardha Aliko, e cila ishte e shtruar prej 10 ditësh në këtë spital, për një ndërhyrje në mitër.
Ende nuk dihet shkaku i kësaj vdekje, po burime pranë policisë bëjnë me dije se dyshohet që personeli mjekësor të ketë neglizhuar.
Të njëjtën gjë thonë edhe familjarët e viktimës, të cilët kanë bërë edhe një padi ndaj personelit mjekësor.
Kjo ngjarje ka tronditur familjarët e 49-vjeçares dhe sidomos dy fëmijët e saj, të cilët pak kohë më parë humbën edhe babain e tyre.
Policia tashmë ka nisur hetimet për vdekjen, ku pista kryesore është mjekimi i pakujdesshëm.