Zbardhet skema si transportohej hashashi me zetor

TIRAN- Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet qe nga nje prilli i ketij viti eshte vene ne kerkim te pronarit te 1.5 toneve hashash te braktisur ne breg detin e Semanit dhe pronarit te zetorit te fundosur ne det me te cilin trafikantet e kishin transportuar hashashin. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes sipas te cileve prokurori i ceshtjes Anton Martini dhe dy hetuesit Arben Frasheri dhe Bujar Gjana po hetojne ngjarjen.
Sipas te dhenave hetimore qe institucioni i akuzes ka grumbulluar deri me tani dyshohet se hashashi eshte paketuar ne disa fshatra te Vlores dhe me pas me ndihmen e kamioneve te mbuluar eshte derguar ne nje nga fshatrat ne afersi te gryke derdhjes se Semanit. Me te sjell hashashin ne fshat trafikantet ne oret e para te mengjesit te dates 1 prill kane marre koordinaten e takimit ku do vinte te ankorohej gomonia me pese motore qe dyshohet se vinte nga Greqia.
Hashashi i paketuar ne 92 thase dhe 27 bidona me nga 30 litra bensine u ngarkuan ne nje zetor te vjeter dhe qendruan ne pritje. Gjate kesaj kohe gomonia u pikas gjate lundrimit nga radaret e Drejtorise Rajonale e Policise Kufitare dhe Migracionit dhe asaj te Guardia di Finances te cilet i jane vene ne ndjekje. Por gomonet e efektiveve te policise shqiptare jane te pajisura me tre motore cka ka bere qe gomonia e ardhur nga Greqia me pese motore pas disa manovrave ne det ti shpetoje syrit te policise. Ajo eshte ankoruar ne grykederdhjen e Semanit konkretisht ne vendin e quajtur Godull.
Me te mberritur gomonia rreth 10 metra prane bregut prane saj eshte afruar zetori me rrota te medha. Zetori mund te fundosej ne rere nese qendronte ne nje vend dhe per kete arsye eshte zgjedhur qe ai te levize dhe ti vije verdalle gomones. Gjate ecjeve te zetorit dy nga trafikantet qe e kishin ngarkuar hashashin ne rimorkio e hidhnin ate brenda gomones ndersa nje person i trete transportonte bidonet me benzine. Ne timonin e gomones ndodhej shoferi i cili jepte udhezimet per palosjen e 92 thaseve te mbushura me hashash.
Por gjate kesaj pune nje batice e madhe e ardhur nga deti arrin te ndale motorin e zetorit. Ne kete kohe dyshohet se skafisti i alarmuar nga kjo situate dhe nga piketimi qe policia i kishte bere vendit ku ndodhej eshte nisur ne drejtim te detit duke braktisur hashashin. Personat qe po ngarkonin hashashin ne pamundesi per te ndezur zetorin e braktisin ate se bashku me 1.5 tone hashash dhe largohen me vrap ne drejtim te fshatit me te afert. Pas pak minutash ne vend ngjarje mberrin policia e cila sekuestron 92 thaset e shperndare nga uji neper bregun e detit dhe 27 bidonet e mbushur me benzine. Deri me tani sipas akuzes nuk eshte arritur ende te identifikohet pronari i zetorit cka do te bej me te lehte punen e hetuesve per te gjetur rrjetin e trafikanteve te droges.