E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, operacioni Kërkimi vë në pranga 4 të kërkuar

Katër të arrestuar është bilanci i operacionit të koduar Kërkimi, i organizuar në 24 orët e fundit në qarkun juglindor të vendit. Operacioni i ndërprerë disa ditë më parë ka në shënjestrën e vet të gjithë personat e shpallur në kërkim. Nga 21 të kërkuar me të cilët ka qenë e mbushur lista e të kërkuarve të policisë së shtetit në Korçë, numri i tyre me arrestimet e fundit ka arritur në vetëm 15 vetë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Korçës, i arrestuari i parë i kësaj liste ka qenë shtetasi Kristo Boro, 23 vjeçar, banor i fshatit Rëmbec në rrethin e Korçës. Boro ishte shpallur në kërkim gjatë muajit të kaluar nën akuzën e vjedhjes. I arrestuari i radhës ka qenë Sandri Maliqllari, 23 vjeç, nga fshati Sheqeras në rrethin e Korçës. I riu në fjalë është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës nga policia kufitare gjatë tentativës për të hyrë ilegalisht në shtetin fqinj Greqi. Maliqllari është dënuar me 5 muaj heqje lirie për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim. Një tjetër i prangosur i listës së të shumë kërkuarve është dhe Markel Rakipllari, 24 vjeç banor i fshatit Sovjan, po nga rrethi i Korçës. I riu ishte dënuar nga gjykata e Korçës me vetëm 10 ditë burg për veprën penale të dëmtimeve të tjera me dashje gjatë një sherri që ka patur kohë më parë në një lokal të fshatit të vet. Ndërkaq i arrestuari i fundit është Andrea Koçibelli, 36 vjeçar, i dënuar për veprën penale të mashtrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›