Korcë, përdhunoi të miturin, arrest me burg 16-vjecarit
KORCË- Gjykata e Korcës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për 16 vjecarin R. Mulla ,si i dyshuari kryesor i përdhunimit te 12 vjecarit me inicialet Xh.B në Bitincke të Devollit. Seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë është zhvilluar me dyer të mbyllura për median, për shkak të moshës së mitur të autorit.
Ndërkohë mësohet se 16-vjecari gjatë seancës ka mohuar autorësinë mbi ngjarjen, ndërsa nuk ka pranuar të japë shpjegime të tjera në lidhje me njohjen që kishte me 12 vjecarin. Ndërkaq kjo gjykatë ka shtyrë për ditën e nesërme masën e sigurisë për autorin tjetër të dyshuar në lidhje me ngjarjen, pikërisht për 19 vjecarin Eduard Bufi.
Ngjarja tronditëse ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Bitinckë të rrethit të Devollit ku një 12-vjecar me inicialet Xh. P u përdhunua nga 2 të rinj në periferi të fshatit. Drama e familjes do të bëhej më e rëndë, vetëm një ditë më vonë, kur nëna e tij do të rrëfente se 12-vjecari ishte përdhunuar edhe tre herë të tjera nga njëri prej agresorëve pikërisht nga 16-vjecari Mulla me të cilin kishte dhe lidhje krushqie.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)