E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, përkujtohet kreu i këshillit të qarkut Demçolli

Është përkujtuar dhe nderuar kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë i cili u nda nga jeta një ditë më parë. Gëzim Demçolli drejtoi këtë institucion të rëndësishëm vendimarës në juglindje prej 7 muajsh, ndërsa ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Homazhet për nder të figurës së tij u zhvilluan gjatë paradites në Këshillin e Qarkut ku kanë marë pjesë drejtues të rëndësishëm të pushtetit lokal, por dhe përfaqësues të qeverisë shqiptare. Ministri i Financave Ritvan Bode njëherësh deputet i Devollit, por dhe zv/ministri i pushtetit lokal Ferdinant Pone, kanë qënë në Korçë për të nderuar kujtimin e kryetarit Gëzim Demçolli.
 

Gëzim Demçolli banor i qytetit të Bilishtit, ishte 56 vjeç dhe kishte dy fëmijë. Demçolli ka drejtuar për shumë vjet degën e Partisë Demokrtike në rrethin e Devollit, ndërsa njihet gjithashtu si një specialist mjaft i sukseshëm në insitucionin e tatim-taksave të cilin e ka drejtuar për disa vjet me radhë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›