Korçë, plagoset me thikë 39-vjeçari, në kërkim autori
Një 39-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen 14 të këtij qyteti ku 39-vjeçari Lulzim Satellari është qëlluar me thikë nga 21-vjeçari Oliver Fiqi.
Menjëherë autori është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës ku sipas mjekëve ai ka marrë dëmtime në bark por është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat kanë nisur kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.
Sipas hetimeve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale.