E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kërcënoi me pistoletë policin, arrestohet 35-vjeçari

Një 35-vjeçar është arrestuar dje në qytetin e Shkodrës pasi akuzohet për kërcënim me armë ndaj një punonjësi të policisë.  Burime nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se është arrestuar Helidon Marku, banues në lagjen “Skënderbeg”.

Sipas policisë Marku, dje rreth orës 17:00 në lagjen “Ndoc Mazi”, ka kërcënuar ma pistoletë punonjësin e policisë së Shkodrës me inicialet S.D. Pas kërcënimit, Maku është larguar nga vendngjarja ndërsa në orën 23:00 punonjësit e policisë së Shkodës kanë bërë dhe arrestimin e tij.

Ndërkohë ndaj Markut ka nisur procedimi gjyqësor për veprat penale të “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›