Vlorë, arrestohen 2 adoleshentë për vjedhjen e një çante

Dy adoleshentë janë vënë në pranga nga policia e qytetit bregdetar, pasi ata dyshohen për vjedhjen e një çante.
16-vjeçari me inicialet K. Ç në bashkëpunim me 14-vjeçarin S. H në plazhin e ri në “Ujë të Ftohtë”, në Vlorë dyshohet t`i kenë vjedhur shtetasit M. A., vjeç 19, banues në Fier çantën ku në të ishin 10.000 lekë, dy aparate telefonikë celularë si dhe disa dokumente.