PS, homazhe në 6-mujorin e ngjarjeve të 21-janarit

Përfaqësues të opozitës dhe familjarë, kanë përkujtuar sot viktimat e 21-janarit. Të shoqëruar nga kreu i opozitës, familjarët e katër viktimave, me kurora me lule në duar, kanë zhvilluar homazhe në vendin ku ata u vranë 6 muaj më parë.
Edhe më parë opozita ka përkujtuar vdekjen e 4 protestuesve, pranë ambienteve të Kryeministrisë, ku ka vendosur kurora me lule dhe ka ndezur qirinj.
Familjarët e viktimave mbanin në duar portretet e të vrarëve 6-muaj më parë, gjatë protestës që po zhvillonte opozita shqiptare.