E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, policia rikthehen në shtëpi, 3 fëmijët e dhunuar nga i ati

KORCË- 34-vjecarja Shpresa Trimi ka marrë shkasë nga 24 gushti, kur 3 fëmijët e sa u larguan nga banesa për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti i saj. Gruaja e cila ka 6 fëmijë dhe është duke pritur fëmijën e 7, nuk nguron të flaës hapur për atë c’ka kalonte familja e saj, kur bashkëshorti ishte i pranishëm në familje, ndërsa dëshmitarë të kësaj drame bëheshin edhe më të vegjlit.

“Burri më rrifte më turturonte, më përzinte nga shtëpia…flija jashtë së bashku me fëmijët. Policia nuk merrte asnjë masë. Fëmijët iknin nga frika. Tani kam frikë se mos vjen burri dhe më vret fare”, rrëfen gruaja nga komuniteti rom.

Vec dhunës, uria dhe varfëria e detyronin familjen të kthehej nga një vatër që duhet të ishte e ngrohtë, në një cerdhe ku konfliktet ishin të pranishme, ndërkohë që duhet të gjenin cdo mundësi për të siguruar bukën e gojës.

“Rrinim ku pa bukë ,e ku pa ujë…më ndihmonte edhe familja ime. Tani ka 3-4 ditë që fëmijët e mij janë pa bukë, c’të bëj jam pa punë, ata lypin edhe lypin, se nga skamja c’të bëjmë”, thotë gruaja.

Tre fëmijët e familjes Trimi, përkatësisht vajza 13 vjec dhe dy djemtë 6 dhe 4 vjec u larguan nga banesa e tyre për tu endur rrugëve, por aventurat e të miturve përfundoi 3 ditë më pas, sapo apeli i nënës vuri në lëvizje forcat e rendit, të cilët ribashkuan familjen, por pa praninë e kryefamiljarit.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Korcë, policia rikthehen në shtëpi, 3 fëmijët e dhunuar nga i ati

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›